SHBA është bërë vendi me numrin më të madh të personave të infektuarve me koronavirus

SHBA është bërë vendi me numrin më të madh të personave të infektuarve me koronavirus

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në SHBA ka arritur mbi 3 000, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas universitetit, numri i të vdekurve është 3,008 dhe janë konfirmuar 163 429 raste, ndërsa SHBA-ja lufton për të frenuar përhapjen e virusit.

Më herët gjatë ditës, mjeku që drejton ekipin kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë theksoi se priteshin deri në 200 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit, nëse reagimi i SHBA-së ndaj shpërthimit të tij do të jetë pothuajse i përsosur.

Nëse i bëjmë gjërat së bashku mirë, pothuajse në mënyrë të përsosur, ne mund të kemi nga 100 000 deri 200 000 të vdekur. Ne as nuk duam ta shohim diçka të tillë”, theksoi Deborah Birx ndërsa fliste në emisionin televiziv në mëngjes.

Ndërkohë, Virginia, Maryland dhe District of Columbia urdhëruan banorët e tyre tà « qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa Florida lëshoi kufizime për disa banorë.

SHBA është bërë vendi me numrin më të madh të personave të infektuarve me koronavirus, ndjekur nga Italia, Spanja dhe Kina.

Pasi virusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, që nga ajo kohë është përhapur në 177 vende dhe rajone.

Numri i të infektuarve në botë ka arritur në 784,314 raste të konfirmuara, me 37.638 vdekje dhe 165,288 janë shëruar nga sëmundja, sipas Universitetit Johns Hopkins.