Mbi 344 mijë persona aplikuan për tërheqjen e 10 përqindshit

 

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti), sot ka njoftuar se për tërheqjen e 10 përqindshit, kanë aplikuar afro 350 mijë persona.

Numri më i madh i tyre kanë aplikuar në shumën prej 501 deri në 1,000 euro, me 86.3%. Ndërkaq, përqindja më e ulët e tyre është në shumën deri në 10 euro, respektivisht me 8.2%.

Trusti ka bërë me dije se janë edhe 644,582 aplikues të mundshëm për tërheqjen e 10%./21Media

Back to top button