Ka arritur në mbi 35.2 milionë numri i të infektuarve me Covid19 në botë, prej të cilëve mbi 1 milionë kanë vdekur dhe rreth 26.1 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistrojnë numrin më të madh të të infektuarve rreth 7.3 milionë, prej të cilëve më shumë se 209 mijë kanë vdekur.

India që renditet në vend të dytë me numrin më të madh të të infektuarve, raporton për rreth 6.5 milionë të infektuar dhe mbi 100 mijë të vdekur, ndërkohë që Brazili ka regjistruar deri më sot mbi 4.9 milionë të infektuar, prej të cilëve mbi 145 mijë kanë vdekur./21Media