Në shifra alarmante ka rënë edhe prodhimi i ushqimit

Në shifra alarmante ka rënë edhe prodhimi i ushqimit

Koreja e Veriut gjithnjë ka qenë në qendër të kritikave nga organizatat për të drejtat e njeriut, për arsye se nuk iu garanton njerëzve të saj disa prej të drejtave elementare. Dhe një raport i Kombeve të Bashkuara dëshmon se disa prej shqetësimeve janë më të drejtë.

Tashmë në vendin komunist llogaritet të jenë 11 milionë njerëz, ose mbi 43% e popullsisë, të cilët vuajnë nga kequshqyerja, si dhe nuk kanë ujë të mjaftueshëm e as qasje në kujdesin shëndetësor.

Të dhënat për vitin e kaluar dëshmojnë se në Korenë e Veriut ka rënë në shifra alarmante edhe prodhimi i ushqimit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 2018 prodhimi i ushqimit ra me mbi 9% në krahasim me vitin 2017.