Tërmeti në Turqi, i ftohti ekstrem vështirëson përpjekjet e kërkim-shpëtimit

I ftohti ekstrem po pengon përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit në rrënoja në Turqi dhe Siri dhe po rrezikon mijëra njerëz, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i së hënës.
“Mijëra shtëpi janë shkatërruar, duke zhvendosur familjet dhe duke i ekspozuar ato ndaj elementeve në një kohë të vitit kur temperaturat bien rregullisht nën zero dhe bora dhe shiu i ngrirë janë të zakonshme”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder në një konferencë shtypi në Gjenevë të martën.
“Familjet e zhvendosura në veriperëndim të Sirisë dhe familjet e refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi në vendbanimet informale janë ndër më të cenueshmet pasi temperaturat gjatë natës vazhdojnë të bien nën zero gradë Celsius”, tha ai.
Fotot e marra në qytetet e goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore tregojnë familjet që grumbullohen rreth zjarreve për t’u ngrohur.
Komuniteti ndërkombëtar premton ndihmë për Turqinë dhe Sirinë ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë
Ndihma nga e gjithë bota po shkon drejt Turqisë dhe Sirisë, pasi ekipet e shpëtimit gjejnë të mbijetuarit në gërmadhat e ndërtesave të shembura pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës.
Rreth 70 vende dhe 14 organizata ndërkombëtare janë ofruar të ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit për Turqinë, tha të martën presidenti i vendit Rexhep Tajip Ergodan, raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv.
Një  përmbledhje e disa prej premtimeve më të fundit:
Një ekip hungarez i shpëtimit prej 50 personash, duke përfshirë pesë mjekë ushtarakë dhe dy qenë kërkimi, zbarkoi në Adana, Turqinë jugore, gjatë natës dhe tani është nisur për në provincën e Hatay, sipas qeverisë hungareze.
Koreja e Jugut planifikon të ofrojë ndihmë humanitare në vlerë prej 5 milionë dollarësh për Turqinë dhe të dërgojë rreth 110 punonjës të ndihmës në fatkeqësi dhe personel ushtarak për të mbështetur punën e saj të kërkim-shpëtimit, tha të martën ministria e saj e jashtme.
Agjencia Palestineze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar do të dërgojë 70 ekspertë në zonën e tërmetit më vonë këtë javë, duke dërguar dy ekuipazhe të përbërë nga mbrojtja civile, ministria e shëndetësisë, Kryqi i Kuq Palestinez, mjekë dhe inxhinierë.
Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze po kryejnë gjithashtu operacione shpëtimi dhe ndihme nga tërmeti në kampet e refugjatëve palestinezë dhe zonat përreth në Siri, tha agjencia e ndihmës të martën. Të paktën tre kampe refugjatësh palestinezë në Siri u goditën nga tërmeti.
Pakistani ka vendosur dy kontingjente të shërbimeve të urgjencës në Turqi, duke përfshirë një ekip kërkimi dhe shpëtimi, qenë nuhatës, mjekë të ushtrisë dhe staf infermierësh.
Kina tha se do të dërgojë 40 milionë juanë (5.9 milionë dollarë) ndihmë në Turqi, ndërkohë që do të koordinojë gjithashtu me Sirinë për furnizimet emergjente dhe do të përshpejtojë projektet e vazhdueshme të ndihmës ushqimore.
Dy grupe izraelite të ndihmës morën një fluturim special për në Gaziantep të martën për të sjellë personel dhe pajisje për viktimat. Sipas zyrtarëve, në bord do të jenë të paktën 10 specialistë të kërkim-shpëtimit, së bashku me më shumë se një duzinë mjekë, paramedik, një ekspert uji dhe specialistë të shëndetit mendor.
Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (THË) po dërgon një ekip prej 50 ekspertësh të rimëkëmbjes në Turqi të martën. Ekipi do të largohet nga aeroporti i Këlnit/Bonnit së shpejti dhe përbëhet nga specialistë të Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë për Rimëkëmbjen e Huaj (SEEBA), shtoi THË.
Dalai Lama u angazhua për dërgimin e përpjekjeve të shpëtimit dhe ndihmave të martën, pasi i kishte shkruar Drejtorit Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit dhe i kërkoi Fondacionit të tij Gaden Phodrang të bënte donacionin.
Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca për tre muaj, ndërsa vendi po përballet nga një tërmet i fuqishëm të hënën që la të vdekur mbi 5,000 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.
“Ne po i shpallim 10 provincat tona ku ndodhi tërmeti si zona të fatkeqësisë. Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe më pas studimet mund të kryhen shpejt”, tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv të martën.
“Me këtë vendim do të përfundojmë shpejt proceset presidenciale dhe parlamentare.”, shtoi ai/
Mbi 5000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Të paktën 5021 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën.
Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,419, tha zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay në një konferencë  të martën.
Në Siri , numri i të vdekurve është rritur në 1,602 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe zonat e kontrolluara nga opozita, thanë zyrtarët.
Afër 5000 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Të paktën 4,940 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën.
Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,381 që nga rreth orës 9:45 të mëngjesit me orën lokale të martën, tha Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit, në një konferencë televizive.
Të paktën 20,426 lëndime janë raportuar gjithashtu, sipas Tatar.
Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,559 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, thanë zyrtarët.
Të paktën 3,648 persona janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri, sipas zyrtarëve.
Pas 23 orësh nga rrënonjat u shpëtuan 4 persona mes tyre 1 fëmijë
Në Hatay, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti që goditi 10 provinca me qendër në Kahramanmaraş,
Katër persona, mes tyre një fëmijë, u shpëtuan nga rrënojat 23 orë pas tërmetit. Në Hatay një nga qytetet më të prekura nga tërmeti që goditi 10 provinca me qendër në Kahramanmaraş.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan në ndërtesat në rrugën İbrahim Karaoğlanoğlu në lagjen İskenderun, të cilat u shkatërruan nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilave ishte lagjet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraş.
Të lënduaritt, të cilët me mbështetjen e qytetarëve u transportuan në autoambulanca, u dërguan në spitalet përreth.
Numri i të vdekurve nga tërmeti rritet në afro 4900 në Turqi dhe Siri
Të paktën 4,890 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën.
Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,381 që nga rreth orës 9:45 të mëngjesit me orën lokale të martën, tha Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit, në një konferencë për media
Të paktën 20,426 të lëndyuar janë raportuar gjithashtu, sipas Tatar.
“Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi. Gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në skenat e prekura”, shtoi ai.
Tatar gjithashtu tregoi se ekipet e shpëtimit po përdorin të paktën 10 anije dhe 54 avionë për të transportuar të plagosurit dhe për të ndihmuar në operacionet e kërkimit.
Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,509 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, thanë zyrtarët.
Të paktën 3,548 persona janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri, sipas zyrtarëve.
Një tërmet i ri i fuqishëm raportohet në Turqinë qendrore
Një tërmet i ri i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur në Turqinë qendrore.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se një lëkundje me magnitudë 5.5 ishte në një thellësi prej 10 km pranë qytetit të Golbasit, raporton BBC
Ndërkohë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) me seli në Francë e vlerësoi fuqinë e tërmetit pranë Golbasit në 5.6, duke shtuar se ishte në një thellësi prej 2 km.
Të dyja agjencitë thanë se tërmeti ndodhi në orën 03:13 të martën. Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Turqia juglindore është tronditur nga një sërë pasgoditjesh që nga tërmeti vdekjeprurës pranë qytetit të Gaziantepit të hënën në mëngjes.
Mbi 4300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri
Më shumë se 4,300 njerëz vdiqën në Turqi dhe Siri nga  tërmeti me magnitudë 7.8 i cili goditi Turqinë jugore në orët e para të së hënës. Por me mijëra të tjerë të lënduar dhe të zhdukur,  raportohet se numri përfundimtar i të vdekurve  mund të jetë shumë më i lartë, shkruan CNN.
Në Siri, një vend që tashmë po vuan pasojat e luftës civile, shkatërrimi pas tërmetit të së hënës është i përhapur.
Të paktën 1,136 vdiqën raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve siriane, me frikën se më shumë mbeten të varrosur brenda rrënojave. Pjesa më e madhe e Sirisë veriperëndimore, e cila kufizohet me Turqinë, kontrollohet nga rebelët dhe agjencitë e ndihmës paralajmërojnë për një krizë akute humanitare që ka të ngjarë të ndihet për muajt e ardhshëm.
Kurse në Turqi të paktën 2,921 njerëz kanë vdekur dhe disa mijëra janë plagosur, tha kreu i shërbimeve të fatkeqësive të vendit,  Yunus Sezer në një konferencë shtypi të hënën mbrëma./21Media

Back to top button