Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 9,1 milionë, përkatësisht 9,192,751 sipas “Worldometer”.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 474 mijë e 445.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me mbi 122 mijë viktima, ndërsa pas saj radhitet Brazili me mbi 51 mijë, Britania e Madhe me mbi 42 mijë, Italia me mbi 34 mijë. Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4 mijë e 634.

Megjithatë, afro 5 milionë persona janë shëruar nga Covid-19.

Në Kosovë deri më tani janë shënuar 38 viktima dhe janë infektuar me koronavirus 2 mijë e 216 persona./21Media