Javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve me Covid-19 në Kosovë.

Megjithatë, aktive mbesin mbi 10 mijë raste, ndërsa deri më tani numri total i të infektuarve ka shkuar mbi 50 mijë.

1 mijë e 298 kanë humbur jetën ndërsa kanë shëruar mbi 38 mijë pacientë.

Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181./21Media