Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga përhapja e koronavirusit, pas shtimit të numrit të rasteve në këtë komunë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tahiri, ka thënë se pakujdesia e një individi një muaj më herët, ka bërë që virusi të përhapet te kaq shumë njerëz, ku vetëm në dy familje të mëdha janë mbi 50 të infektuar.

Ata kanë shpërndarë virusin në mesin e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur simptoma. Prandaj ju lutemi, shmangni vizitat familjare, mbajeni distancën dhe mbani maskat’’, ka shkruar Tahiri.

Komuna e Vushtrrisë përmes Kryqit të Kuq, gjatë vikendit ka vizituar familjet që janë në vetizolim për shkak të infektimit me Covid 19.

“21 familje gjithësejtë janë vizituar, 4 nga këto nuk i kanë pranuar pakot ushqimore dhe higjenike, duke deklaruar që nuk kanë nevojë, shembull për solidaritet, ndërsa 2 familje kanë mbetur të vizitohen të hënën”, ka shkruar tutje kryetari./21Media