Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në mbi 540 mijë e 764 njerëz.

Mbi 11.7 milionë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 6.7 milionë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan rtv21.tv.

ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me 3 milionë e 40 mijë e 833 raste dhe 132 mijë e 979 të vdekur. Pastaj, Brazili me 1 milion e 626 mijë e 71 të infektuar, ku prej tyre kanë ndërruar jetë mbi 65 mijë.

Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë mbi 4,4 milionë persona. Ku prej tyre mbi 57 mijë janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 3 mijë e 703 raste , prej tyre 79 persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 946 janë shëruar./21Media