Numri i rasteve me Covid-19 në gjithë botën deri më tani ka kaluar shifrën 6 milionë, pasi Amerika Latine raportoi një moment historik të rëndë prej 50,000 vdekjesh nga koronavirusi.

Vende të tilla si Brazili, Kili dhe Meksika po përpiqen të frenojnë përhapjen e virusit, i cili fillimisht arriti kulmin në Kinë në shkurt para se të shpërthente në shkallë të gjerë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Sëmundja Covid-19 ka marrë më shumë se 367,000 jetë në të gjithë botën, megjithëse numri i vërtetë mendohet të jetë më i lartë pasi testimi është akoma i kufizuar dhe shumë vende nuk përfshijnë vdekjet jashtë spitaleve, transmeton rtv21.tv.

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të rasteve, shumë vende po hapin shkolla dhe vende të punës pas shumë javëve në izolim për të parandaluar përhapjen, por që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike./21Media