Tërmeti i së premtes në Izmir të Turqisë la të vdekur 114 persona, dhe 107 të lënduar, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Punëtorët turq të shpëtimit u kanë dhënë fund përpjekjeve të tyre për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti. Ekipet kanë hequr pothuajse të gjitha mbeturinat, me ndihmën e rreth 8,000 punëtorëve, tha ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum.

Ministri tha se puna për rindërtimin e shtëpive do të fillojë së shpejti dhe se sipas planeve, apartamentet e reja duhet të përfundojnë brenda një viti,

Ai tha se po punohej për të siguruar strehim të përkohshëm për banorët që mbeten pa shtëpi.

Të paktën 6,600 njerëz janë aktualisht të vendosur në tenda në Izmir.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në Egje, goditi fuqishëm Turqinë dhe Greqinë.