Për kundër që në Kosovë deklarimi i pasurisë që bëhet fizik, në Shqipëri deklarimi bëhet online

Për kundër që në Kosovë deklarimi i pasurisë që bëhet fizik, në Shqipëri deklarimi bëhet online

Në ditën e dytë të punimeve të konferencës rajonale kundër korrupsionit në të cilën është diskutuar për deklarimin e pasurive dhe aseteve nga zyrtarët e lartë.

Në seancën e dytë të kësaj konference u prezantuan praktikat e disa vendeve në rajon dhe më gjërë se si është e rregulluar me ligj deklarimi i pasurisë nga zyrtarë të lartë publik.

Specialisti i politikave për administratë publike dhe kundër-korrupsion, në Zyrën e UNDP-së në Stamboll, Irakli Kotetishvili, ka prezantuar praktikat për shtetin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Ai duke treguar për sistemin e deklarimit të pasurisë, ka thënë se mbi 1 milionë zyrtarë publik janë të obliguar të deklarojnë pasurinë.

Kotetishvili shtoi se deklarimi në mënyrë online është më i mbrojtur dhe më praktik se ato fizike.

Sipas tij, për këtë fakt edhe sistemi i Ukrainës është i bazuar në nënshkrimet elektronike.

Ndërkaq, Flori Karaj inspektor nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri, ka thënë se në Shqipëri deklarimi i pasurisë bëhet nga niveli i lartë dhe ai i mesëm.

Po ashtu, deklarimi i pasurisë bëhet edhe për shpenzimet mbi 300 mijë lekë. Për kundër që në Kosovë deklarimi i pasurisë që bëhet fizik, në Shqipëri deklarimi bëhet online.

Karaj foli edhe për rezultat e këtij inspektorati të ngritura në Prokurori, por edhe numrin e deklarimeve.

Sipas tij, vetëm në vitin 2017, në Shqipëri kanë deklaruar pasurinë 6035.

Po ashtu edhe ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi, Malden Tomoviq ka prezantuar praktikat e deklarimit të pasurisë në këtë shtet, i cili ka thënë investimet në këtë Agjenci ka bërë që sistemi i të dhënave të jetë me siguri të lartë.

Sipas tij, mbi 5 mijë zyrtarë të lartë publik bëjnë deklarimin më Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi.

Çka e bënë më të veçantë këtë Agjenci në Mal të Zi, është se bënë verifikimin e deklarimit edhe në llogari bankare për zyrtarë publik.

Po ashtu në këtë panel të diskutimit, ka qenë edhe Drago Kos, kryesues i Grupit Punues Kundër Ryshfetit (OECD).

Tashmë është duke u zhvilluar seanca e tretë, konflikti i interesit, ndërsa shënimet përmbyllëse dhe deklarata e përbashkët bëhet prej orës 13:30 deri 15.00, ku pjesë e saj do jenë Shaip Havolli, drejtor i AKK për Kosovës, Flori Karaj nga Inspektorati i Shqipërisë, Hasim Shabotiq nga Bosnja dhe Hercegovina, Plamen Ditmitrov nga Bullgaria dhe të tjerë nga Kroacia, Mali i Zi dhe Turqia.