Mbi 60 viktima nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA
Numri i të vdekurve në qytetin Buffalo të Nju Jorkut është rritur në 28, kurse me mijëra persona ende kanë mbetur pa energji elektrike në mes të një stuhie dimërore që ka goditur Amerikën e Veriut.
Në të gjithë SHBA, të paktën 62 persona kanë vdekur në incidente të lidhura me motin.
Në Buffalo, një zyrtar shtetëror tha se policia ushtarake po sillet për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut në qytet, ku ndalimi i drejtimit të automjetit mbetet në fuqi.
Stuhia e dimrit ka detyruar gjithashtu anulimin e mijëra fluturimeve , duke përfshirë rreth 4,700 vetëm mëngjesin e së martës. Mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportet në të gjithë vendin.
Tashmë kushtet pritet të përmirësohen, me reshje shumë të pakta bore të martën dhe mot pak më i ngrohtë.
Në një konferencë shtypi të martën, zyrtarët në kontenë Erie të Nju Jorkut – që përfshin Buffalo – thanë se numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. 28 të vdekurit e konfirmuar ishin të gjithë në Buffalo./21Media