Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në 605 mijë e 587 njerëz.

Mbi 14.4 milionë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 8.6 milionë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan rtv21.tv.

ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me 3 milionë e 833 mijë e 716 raste dhe 142 mijë e 881 të vdekur. Pastaj, Brazili me 2 milionë e 75 mijë e 246 të infektuar, ku prej tyre kanë ndërruar jetë mbi 78 mijë.

Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë mbi 5,2 milionë persona. Ku prej tyre mbi 60 mijë janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 5 mijë e 617 raste , prej tyre 130 kanë vdekur dhe 2 mijë e 811 janë shëruar./21Media