Prej disa ditësh bilanci ditor nga koronavirusi në Itali vijon të shënojë rekorde negative në shifra që të kujtojnë periudhën më të zezë të kësaj pandemie në pranverën e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 636 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, të dhëna që nuk përsëriteshin prej muajit maj, raporton A2

Gjithashtu pas 234 mijë testimesh të kryera, mbi 37900 rezultuan pozitive.