Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në 613 mijë e 341 njerëz. Mbi 14.8 milionë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 8.9 milionë prej tyre tashmë janë shëruar.

ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me 3 milionë e 961 mijë e 429 raste dhe 143 mijë e 834 të vdekur. Pastaj, Brazili me 2 milionë e 121 mijë e 645 të infektuar, ku prej tyre kanë ndërruar jetë mbi 80 mijë. India, po ashtu ka mbi 1 milion të infektuar ku prej tyre kanë humbur jetën mbi 28 mijë, shkruan rtv21.tv.

Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë mbi 5.3 milionë persona. Ku prej tyre mbi 63 mijë janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 5 mijë e 877, prej tyre 139 kanë vdekur dhe 3 mijë e 69 janë shëruar./21Media