Numri i të prekurve me koronavirus deri më tani në Rusi ka shkuar në 668 mijë e 883, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 9 mijë e 859.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6 mijë e 718 raste të reja me virusin dhe 176 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 437 mijë e 893, me 8 mijë e 915 të shëruar në 24 orët e fundit. Në Moskë janë regjistruar 659 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 223 mijë e 530, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3 mijë e 904, me 34 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 20.4 milionë teste, përfshirë 282 mijë brenda 24 orëve të fundit. Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.