Mbi 686 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 560 doza të vaksinës kundër Covid-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.
Siç ka bërë të ditur MSH, deri më sot 686 mijë e 238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
18 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 2 mijë e 198 testime të kryera. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./21Media

Back to top button