Mbi 700 persona janë gjobitur për mosrespektim të masave të parapara me Ligjin Covid-19. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm të shtunën janë gjobitur 723 persona për mosrespektim të masave. Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik janë shqiptuar gjithsej 743 tiketa trafiku.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media