Sipas të dhënave të faqes “Worldometers”, 33 mijë raste të koronavirusit janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin me më së shumti raste shkoi në gati 2 milionë e 300 mijë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan rretj viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 121,400.

Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë, si për numrin e personave të infektuar, ashtu edhe për shifrën e viktimave, transmeton rtv21.tv.

Shifra e përgjithshme e personave të infektuar me koronavirusin e ri në Brazil ka shkuar në mbi një milion, ndërsa numri i viktimave në rreth 49,000.

Gjatë 24 orëve të kaluara, shteti më i madh i Amerikës Jugore i shënoi mbi 1,200 të vdekur dhe rreth 55 mijë të infektuar. Shifra e personave të prekur ishte numri më i lartë ditor që nga fillimi i përhapjes së virusit, duke lënë të kuptohet se pandemia është larg fundit

Brazili është shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara, si për numrin e infektimeve, ashtu edhe për shifrën e viktimave. Rastet e para në këtë vend u shënuan më 26 shkurt. Përhapja e sëmundjes e ka dobësuar përkrahjen për presidentin Jair Bolsonaro dhe ka ngjallur frikë për kolaps të ekonomisë.

Sipas shumë ekspertëve, numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se shifrat zyrtare për shkak të mungesës së testimit masiv të popullsisë./21Media