Mijëra bashkatdhetarë kanë ardhur të shtunën në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se mbi 9 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur dje, teksa u realizuan 35 fluturime komerciale.

“Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë”, ka shkruar Abrashi në “Facebook”, duke shtuar se ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit është “lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet kosovare”./21Media