922 personave u ka kushtuar me gjobë mosrepsektimi i masave anti-covid gjatë 24 orëve të fundit. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Në anën tjetër sipas IKSHPK-së, katër persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 733 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit./21Media