Mbi 900 mijë euro dëme nga breshëri, Mustafa zotohet për përkrahje

 

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri  kanë qëndruar në fshatrat e kësaj komune, ku janë njoftuar nga afër me dëmet e shkaktuara në veprimtaritë bujqësore të fermerëve të këtij rajoni.

Gjatë këtij viti, sektori i bujqësisë ka pësuar dëme të shumta nga breshri dhe reshjet e shiut, të cilat ua kanë vështirësuar veprimtaritë fermerëve tanë. Duke parë gjendjen me të cilën po ballafaqohen, do të angazhohemi në vazhdimësi që të ju ofrojmë mbështetjen për të tejkaluar dëmet e shkaktuara”, ka thënë ministri.

Kurse Tahiri ka treguar se në bazë të komisionit komunal për vlerësim të dëmeve, në Vushtrri, mbi 900 mijë euro janë dëme e shkaktuara nga vërshimet që kanë ndodhur në disa fshatra të kësaj komune.

Kërkesë për kompensimin e këtyre dëmeve kanë parashtruar 268 fermerë, biznese dhe ekonomi familjare, kështu ka bërë të ditur Tahiri para mediave derisa ka treguar se deri të premten do të pranojnë kërkesa tjera për vlerësim të dëmeve nga fshatarët.

Mustafa tutje i ka njoftuar ata se tashmë komisionit e përbashkëta mes ministrisë dhe komunave, janë duke e kryer punën e tyre për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë./21Media

Back to top button