Mbi tetë vjet burg dhe 2.200 euro gjobë janë shqiptuar për J.B. A.H., Ç.L. dhe A.L  shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë kryer vjedhje të rëndë.

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka bërë të ditur se A.H., Ç.L dhe A.L janë dënuar me nga një vit e tridhjetë ditë burg si dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 euro.

Kurse i pandehuri J.B është dënuar me pesë vjet burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.200 euro.

“Të pandehurit akuzohen se gjatë vitit 2020 – 2021, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer dymbëdhjetë (12) vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej treqind (300) euro dhe gjashtëdhjetë (60) euro para të metalta; tridhjetë (30) telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë (2.000) euro; një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari, një palë rroba (trenerka) dhe stoli ari në vlerë prej njëqind (100)euro; një shumë të hollave të metalta prej 40-50 euro; një shumë të hollave të metalta prej 10-15 euro; një (1) sef të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura dyqindegjatëdhjetepesë (265) euro; sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej peqind (500) euro; tetëdhjetë litra vaj ushqimor me vlerë prej njëqind (100) euro, dymbëdhjetë (12) pako çaj nga një kg në vlerë prej shtatëdhjetepesë (75) euro, detergjent për rroba ku nuk është përcaktuar sasia dhe vlera; një sopatë dhe një toster vlera e pa-përcaktuar; një komplet thika dhe një palë këpucë; një lap-top me vlerë prej dyqind (200) euro”, bëhet e ditur në komunikatën e Gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./21Media