Mbi tre milionë të infektuar me Covid-19 në SHBA
8 Korrik 2020
Numri i të infektuarve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar zyrtarisht shifrën mbi tre milionë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Më shumë se 131 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të lartë të të infektuarve./21Media