Mbipesha dhe nënpesha mund të “kushtojë me jetë”!
31 Tetor 2018
Të qënit shumë i shëndoshë apo shumë i dobët “kushton” katër vite të jetës tuaj
Të qënit shumë i shëndoshë apo shumë i dobët “kushton” katër vite të jetës tuaj
Nëse keni mbipeshë apo nënpeshë atëherë do të këputni 4 vite të jetës tuaj sipas një studimi të gazetës Lancet, përcjellë rtv.21.tv.
Ky raport ka përfshirë 2 milionë njerëz të regjistruar me mjekim në Mbretërinë e Bashkuar.
Kërkuesit zbuluan se njerëzit nën moshën 40 vjeçare, me peshë normale dhe në proporcion me gjatësinë e tyre kishin më shumë përparsi që të mos prekeshin nga smundje të rrezikshme dhe të jetonin më gjatë, në dallim me ata që ishin me mbipeshë apo nënpeshë.
Sidoqoftë jo të gjithë në kategorinë shëndetsore mendojnë se mbipesha dhe nënpesha janë arsyet kryesore të rrezikshmërisë së sëmundjeve apo vdekjes. I pyetur edhe nga BBC, autori i këtij raporti, Dr.Krishnan Bhaskaran mendon se këto të dyja janë arsye optimale e shkurtesës së jetës së njeriut apo rrezikut për ndonjë sëmundje serioze./21Media.