Mbledhja e sotme e KQZ sërish është mbyllur me mospajtime ndërmjet kryetares së këtij institucioni dhe anëtarëve të VV-së.

Anëtari Alim Rama ka kërkuar sqarime nga kryetarja Daka për deklaratën e saj të dhënë ditë më parë se “Është personi më u urryer në këtë shtet”.

“Jeni të gjithë kundër votave të diasporës, që të vijnë deri të shtunën”, tha Rama.

Më këto deklarata, mbledhja e KQZ është mbyllur, derisa anëtarët e VV, kanë vazhduar me diskutime në sallë.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë akredituar edhe mbi 6 mijë vëzhgues nga disa subjekte politike, media dhe OJQ. Ndërsa, numri total deri tash i vëzhguesve të akredituar ka arrit rreth 30 mijë për monitorimin e zgjedhjeve më 14 shkurt.

KQZ sot ka miratuar edhe dokumentin “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës 2009-2019”.