Ikona “Mbledhja e Kryeëngjëjve” është një ndër ikonat më të bukura e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.
Ikona është pikturuar në fillimet e shekullit të XVII-të, dhe u pikturua për kishën e fshatit Sinicë, në Korçë.
Ikona paraqet triumfin e Kryeëngjëjve kundër forcave të djallit dhe lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ikonografinë perandorake. Ushtria e kryeëngjëjve paraqitet duke mbajtur ushta në njërën dorë ku në vijë të parë, paraqiten tre prej tyre duke mbajtur medaljonin me Krishtin Emanuel.
Portretet e kryeëngjëjve sjellin modelet e fytyrave të shëndetshme, të bukura, hyjnore me faqe dhe buzë të kuqe si dhe aftësinë e madhe artistike të piktorit në artin ikonografik.