Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, janë këto pesë komisionet që janë paraparë të mblidhen sot.

Në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për mbikëqyrjen e Financave Publike ku në rend dite veç miratimit të procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 14 prill do të shqyrtohet edhe raporti i auditimit të performancës, zbatimi i rekomandimeve të raportit “administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve.

Në këtë komision do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe Drejtori i Fondit të sigurimeve shëndetësore.

Po ashtu do të shqyrtohet raporti i auditimit të performances “organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike”. I ftuar do të jetë MFPT-së, ministri i MPB-së, ministrja e ME dhe drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Në ora 12:00 do të mblidhet Komisioni për Arsim, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në këtë komision do të diskutohet lidhur me shpallen e konkursi t për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Kurse në ora 13:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku do të shqyrtohet kërkesa NP KOSTT ku në raportim do të jetë ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli; bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i NP KOSTT;

Po ashti do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli SH.A”, të ftuar për raportim: ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli; bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli SH.A”

Në këtë komision do të diskutohet edhe situata aktuale e privatizimit në vend, të ftuar për raportim: bordi dhe drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP dhe do të diskutohet lidhur me funksionim e agjencive të pavarura, që i raportojnë komisionit.

Edhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë do të mblidhet në ora 13:00.

Në këtë komision do të miratohet fushëveprimtaria e komisionit dhe diskutohet lidhur me detyrat, prioritet dhe organizim të punës së komisionit.

Ndërkohë që do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Perona të Pagjetur dhe Peticione ku do të shqyrtohen ankesat lidhur me procedurat e zgjedhjes së pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Po ashtu do të shqyrtohet propozimi i nismës legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nё Familje.