Klubi i futbollit nga Gjakova, Vëllaznimi ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e radhës e bordit nga ku edhe është marrë një vendim i rëndësishëm mbi rrjedhën e garave në pjesën e dytë të edicionit garues 2020/21.

Në njoftimin e lëshuar nga klubi është bërë e ditur se me miratimin e Komunës së Gjakovës dhe të donatorëve të klubit, është vendosur që të vazhdohet edhe pjesa e dytë e edicionit dhe se Edi Luzha është caktuar si administrator i përkohshëm.

“Qëllimet e pjesës së mbetur të këtij stinori 2020-2021 janë vazhdimësia e kampionatit në kushte sa më efektive, dhe shoqërimi i klubit deri në pritje të një projekti të ri në përfundim të këtij stinori.”, është theksuar më tutje në njoftimin e KF Vëllaznimit.