Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është duke mbajtur mbledhje me kabinetin e tij qeveritar.

Ky takim nuk ka qenë i paralajmëruar, por, këshilltari i kryeministrit, Xhavit Beqiri për portalin rtv21.tv ka thënë se është takim i zakonshëm.

Mbajtja e kësaj mbledhje në këtë kohë sipas tij, është  për shkak të angazhimeve të kryeminsitrtit gjatë ditës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër para deputetëve do të dalë në tri interpelanca./21Media