Sot do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se mbledhja do të mbahet nga ora 11:00.

Në rend të ditës janë Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit, si dhe Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave./21Media