Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Mbledhja do të fillojë në ora 14:00.

Në rend ditë do të jenë pikat e papërfunduara nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020

Pra në këtë mbledhje përfshihet edhe votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covi-d19 dhe Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Pas mbledhjes kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media./21Media