Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur në zyrat e kësaj partie në Prishtinë, për të diskutuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe thirrjen e seancës për formimin e Qeverisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kërkon që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të thirret nesër, ose më së largu deri të hënën.

Mustafa tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë ai i prituri dhe se do të respektojnë çdo vendim të saj.

Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull. Sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë ë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha ai./21Media