Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës. Kjo mbledhje po mbahet në mënyrë që të paraqitet përbërja e kabinetit qeveritar.

Mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti pritet të bëjë publik emrat e ministrave të qeverisë së tij.

Sot gjithashtu është mbajtur edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi pas kësaj mbledhje njoftoi se nesër nga ora  11:00 do të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, në krye me Avdullah Hotin e LDK-së. /21Media