PDK: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja

Kryesia e PDK’së ka mbajtur sot mbledhje, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike, situatën institucionale në vend dhe për procesin e riorganizimit të brendshëm të partisë.
Në njoftimin e PDK’së thuhet se rruga e vetme për dalje nga kjo situatë është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja, “të cilat do t’i japin vendit institucione me legjitimitet të plotë dhe drejtim të qartë politik”, shkruan Reporteri.net.
“PDK po riorganizohet për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe vendimmarrje të përgjegjshme, jo për improvizime dhe kriza të njëpasnjëshme”, ka deklaruar Hamza.