Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Zyra e kryeministrit, Avdullah Hoti me anë të një komunikate për medie, ka bërë të ditur se mbledhja do të fillojë në ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje lidhur me diskutimet në këtë mbledhje.