Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimi, mbledhja e Qeverisë do të fillojë në ora 11:00, ndërsa nuk është cekur se cilat janë pikat e rendit të ditës.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 22.7.2020. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 11:00”, thuhet në njoftim./21Media