Skuadra e Milanit mbrëmjen e kaluar ka arritur të mposhtë Juventusin me rezultat 4:2.

Djelmoshat e Piolit ishin në disavantazh prej dy golash, ndërsa arritën të përmbysin atë për pak minuta duke shënuar katër gola të shpejtë.

Rossonerët kanë arritur që të shënojnë katër gola ndaj Juventusit në Serie A për herë të parë që nga marsi i vitit 1989, ku Milan arriti fitore me rezultat të pastër 4:0.

Ndërsa Milan nuk ka arritur të rikthejë rezultat për të fituar kur ishte me dy gola disavantazh që nga tetori i vitit 2016, kur arriti të përmbysë rezultatin ndaj Sassuolos duke fituar me rezultat 4:3./kp