Sonte (më 13 tetor) do të mbahet mbrëmje letre për poetin Esad Mekulin.

Eventi nis  nga ora 17:00 në KultPlus Caffe Gallery  ku do të prezantohen referues mbi krijimtarinë e Mekulit.

PEN Qendra e Kosovës, gjatë muajit tetor e nëntor të këtij viti, do të zhvillojë një sërë aktivitetesh kulturore me qëllim përkujtimit të disa emrave që kanë lënë gjurmë jo vetëm në letrat shqipe në Kosovë. Gjatë këtyre muajve do të mbahen dhjetë mbrëmje për dhjetë shkrimtarë të ndryshëm, këto mbrëmje po nisin me Esad Mekulin. Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. /21Media