Mbretëresha Elizabeth II, është fotografuar në oborrin e Kështjellës Windsor. Kjo është paraqitja e saj e parë në publik që prej fillimit të izolimit për shkak të pandemisë.

94-vjeçarja u fotografua në një kalë poni të quajtur Balmoral Fern gjatë fundjavës, transmeton rtv21.tv.

Ajo rregullisht udhëton në tokën e Windsor, për të cilën thuhet se është rezidenca e saj e preferuar mbretërore.

Mbretëresha ka qenë e izoluar atje me burrin e saj, Dukën e Edinburgut, 98 vjeç dhe një numër të vogël të stafit.

Mbretëresha kreu detyra zyrtare një ditë para largimit të saj të planifikuar, por në vend të kësaj mbajti konferencën e saj javore ballë për ballë me kryeministrin Boris Johnson në vend.

Mbretëresha është e pasionuar pas kuajve.

E veshur me një shami shumëngjyrësh, me një xhaketë, doreza të bardha dhe çizme, Mbretëresha mund të shihet në fotografitë e reja të marra nga Shoqata e Shtypit duke kalëruar gjatë motit me diell të fundjavës./21Media