Sot, Mbretëresha Elizabeta feston 95 vjetorin e lindjes, 12 ditë pas vdekjes së Princit Philip.

Faqja zyrtare e familjes mbretërore, ka shpërndarë një fotografi të Mbretëreshës, gjersa feston ditëlindjen pa praninë e Princit Philip.

Festa këtë vit është pezulluar dhe nuk do të mbahet ndonjë ceremoni e mbyllur as brenda familjes, në nderim të Princit Philip, i cili vdiq në moshën 99 vjeçare.

Supozohej që Mbretëresha të vizitohej nga familja e saj, por stërnipi i saj Princi Harry, nuk do të jetë njëri ndër ta, pasi që ai u rikthye në Kaliforni dje, 24 orë para ditëlindjes së Mbretëreshës dhe pas funeralit të Princit Philip.

Ndërkohë, Mbretëresha erdhi me një mesazh falënderues për të gjitha urimet dhe ngushëllimet që pranoi./21Media