Për shkak të pandemisë

Për shkak të pandemisë

Përderisa koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, u bë e ditur se këtë vit nuk do të festohet ditëlindja e 94-të e mbretëreshës Elizabetë II me ceremoninë e zakonshme. Mbretëresha ka kërkuar që të mos gjuhet me armë si shenjë simbolike për shkak të përballjes me koronavirus.

Mbretëresha Elizabeta II tha se përshëndetjet me armë s’do të ishin të përshtatshme në kohë pandemie, e cila ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në Britani, transmeton 21Media

Gjuajtjet me armë, janë traditë e familjes mbretërore për të shënuar raste të veçanta, sikurse përvjetoret apo ditëlindjet./21Media