Mbretëresha shënoi 91 vjetorin e lindjes

Mbretëresha shënoi 91 vjetorin e lindjes

Mbretëresha Elizabeth II sot kremtoi ditëlindjen e saj të 91-të me shënimin e “Trooping the Colour”, ceremoni tradicionale e ushtrisë britanike dhe ushtrisë së Komonueltit që daton nga shekulli 17.

Është interesante se mbretëresha ditëlindjen e saj e shënon në qershor, pavarësisht se ajo është lindur në muajin prill.

Arsyeja e zhvendosjes së festimit është moti, pasi që në prill mund të bie shi, shkruan AP.