Mbretëresha Elizabeth u pa me maskë fytyre për herë të parë gjatë një paraqitje të fundit në publik.

Këtë javë, Mbretëria shënoi njëqind vjetorin e varrimit të Luftëtarit të Panjohur në Abbey Westminster. Gjatë një ceremonie të vogël private, Mbretëresha, e cila mbante një maskë të zezë me detaje të bardha të dantellave, nderoi Luftëtarin e Panjohur, përcjell portali rtv21.tv

Javë më parë, më 15 tetor, Mbretëresha Elizabeth barte maskë kur bëri angazhimin e saj të parë publik jashtë një rezidences mbretërore që nga marsi. Në atë kohë, shumë u habitën që

Mbretëresha, e cila u bashkua me nipin e saj Princi William, nuk mbante një maskë fytyre mes pandemisë së koronavirusit.

Askush nga familja mbretërore nuk ka mbuluar fytyrën gjatë daljes në tetor – madje as William, i cili doli pozitiv për virusin në Prill pasi u diagnostikua babai i tij, Princi Charles./21Media