Mbretëresha  do të marrë pjesë në funeralin e një prej shërbëtoreve të saj

Mbretëresha  do të marrë pjesë në funeralin e një prej shërbëtoreve të saj

Mbretëresha Elizabeth deri më tani ka ndjekur me përpikëri rregullat e protokollit mbretëror, por siç duket tani ajo do të thyejë njërin prej tyre.

Kështu ka bërë të ditur gazeta britanike, “Daily Mail”, ku sipas burimeve të tyre mbretëresha do të marrë pjesë në funeralin e një prej shërbëtoreve të saj që i ka qëndruar pranë për 40 vjet.

Vdekja e shërbëtores, Annette Willkin e ka prekur shumë mbretëreshën dhe kështu ajo ka vendosur që të thyej rregullat e protokollit mbretëror, përcjell rtv21.tv

Sipas protokollit mbretëror, mbretëresha e ka të ndaluar të marrë pjesë në raste të tilla, sepse ajo nuk duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Në përgjithësi Mbretëresha Elizabeth merr pjesë vetëm në ceremonitë mortore të miqve të saj të ngushtë, pjesëtarëve të familjes ose drejtuesve të lartë të shtetit. Në raste të tjera ajo dërgon përfaqësues të saj, prandaj nuk pritej që këtë herë të merrte vetë pjesë në varrimin e Annette Wilkin.

Mbretëresha Elizabeth ka qenë shumë e afërt me shërbëtoren e saj, Annette Willkin, që ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare./21Media