Ky vendim e ka nervozuar Princin Harry

Ky vendim e ka nervozuar Princin Harry

Meghan Markle tashmë nuk ka të drejtë  që t’i përdor stolitë  dhe veshjet nga koleksioni i Princeshës Diana, ky vendim është marrë nga Mbretersha Elizabeth II.

Sipas revistës prestigjioze” The Sun”, mbretëershës nuk i pëlqen sjella e Meghanit dhe për këtë arsye ajo e ka marrë këtë vendimin.

“The Sun” raporton se ky vendim e ka nervozuar Princin Harry, duke shkaktuar tensione të mëtejshme mes anëtarëve të familjes mbretërore.

“Aspektet e sjelljes së Meghan, përfshirë para Dasmës Mbretërore, shkaktuan pakënaqësi brenda Buckingham Palace”, citohet të ketë thënë një burim i familjes mbretërore.

Por, për dallim nga Meghan, Kate është e lirë nga Mbretëresha që ti mbajë stolitë ikonike nga koleksioni i Princeshës.
Kujtojmë se Princi, Harry dhe Meghan Markle janë martuar vitin që  e lamë pas.  Dasma e tyre ishte organizuar me shumë kujdes deri në detajin e vogël. Vëmendje të madhe mori thjeshtsia e Meghanit sa i përket rregullimit të flokëve dhe grimit. Kjo dasmë, mendohet se kushtoj rreth 30 milionë sterlina. /21Media