Një ditë pas raksidentimit të burrit të saj, Philipit

Një ditë pas raksidentimit të burrit të saj, Philipit

Mbretëresha Elizabeth ishte parë në një veturë të tipit “Range Rover” pa një rrip sigurimi një ditë pas aksidentimit të princit Philip.

Mbretëresha 92-vjeçare kaloi në një rrugë publike në Sandringham pak më shumë se një milje nga skena e aksidentit të bashkëshortit të saj, transmeton rtv21.tv.

Sipas ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, të gjithë janë të detyruar të vendosin rripin e sigurimit, por Mbretëresha është imune ndaj çdo procedure civile ose penale.

Zëdhënësi i Pallatit, këmbënguli se mbretëresha ishte e kujdesshme dhe pajtua me ligjin.

Megjithëse nuk mund të ndërmerren procedura civile dhe penale kundër mbretëreshës si një person sipas ligjit në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha kujdeset që të sigurojë që të gjitha aktivitetet e saj në kapacitetin e saj personal të kryhen në përputhje të plotë me ligjin.

Princi Philip, më 17 janar ka pasur një aksident me makinë./21Media