Askush nuk ka më shumë ndjekës sesa Cristiano Ronaldo. Superylli portugez ka arritur një rekord të ri të të gjitha kohërave në “Instagram”.

Sa ndjekës keni në Instagram? Një gjë është e sigurt: Cristiano Ronaldo ka më shumë se ju. Me jo më pak se 250 milioë tifozë virtualë, ai është personi i parë që ka thyer ndonjëherë çerek miliardin në platformën e fotografive. Ekziston vetëm një llogari që ndiqet më shumë dhe ajo është vetë llogaria zyrtare në Instagram (382 milionë ndjekës).

Ariana Grande është në vendin e dytë me rreth 214 milionë, Dëayne The Rock Johnson në vendin e tretë me 209 milionë. Futbollisti tjetër në renditje është Lionel Messi me 174 milionë tifozë, transmeton rtv21.tv.

– Postimi i tij në Instagram për vdekjen e legjendës së futbollit argjentinas Diego Maradona është postimi i tretë më i popullarizuar i të gjitha kohërave me 19.8 milionë pëlqime.

– Pasuesit e Ronaldos mbushin 293,083 aeroplanë pasagjerësh “Airbus A380”.

– Vetëm katër vende kanë më shumë banorë sesa Ronaldo ndjekës: Kina, India, SHBA dhe Indonezia.

Kur Ronaldo arriti 200 milionë në fillim të vitit të kaluar, “Forbes” vlerësoi të ardhurat e tij vjetore përmes Instagram në rreth 23 milionë dollarë. Futbollisti merr gati një milion për çdo postë reklamuese të dërguar./21Media