Nga një punonjëse sigurimi në një mbretëreshë

Nga një punonjëse sigurimi në një mbretëreshë

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn është martuar me truprojen e tij të sigurisë, duke i dhënë asaj titullin mbretëreshë, thuhet në një deklaratë mbretërore.

Njoftimi i papritur erdhi përpara ceremonisë së kurorëzimit të fillojë të shtunën, kur pozita e tij u shenjtërua.

Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kushtetues pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016.

Ai është martuar dhe divorcuar tri herë më parë dhe ka shtatë fëmijë, transmeton rtv21.tv.

Në një deklaratë mbretërore thuhet: Mbreti Vajiralongkorn ka vendosur të martohet me gjeneralen Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya. Mbretëresha Suthida do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë e familjes mbretërore.

Mbretëresha Suthida është partnerja afatgjate e Mbretit Vajiralongkorn dhe është parë me të në publik për shumë vite me radhë edhe pse marrëdhënia e tyre asnjëherë nuk është pranuar zyrtarisht.

Pamjet nga ceremonia e dasmës u shfaqën në kanalet televizive tajlandeze vonë të mërkurën, duke treguar pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe këshilltarët e pallateve të pranishëm.

Mbreti shihet duke derdhur ujë të shenjtë në kokën e Mbretëreshës Suthida. Çifti pastaj nënshkruan një marrëveshje martesore.

Mbreti i mëparshëm, Bhumibol Adulyadej, ka qeverisur për 70 vjet, duke e bërë atë monarkun më të gjatë në botë kur vdiq në 2016./21Media